top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Shërimi me mjete materiale

Shkenca e mjekësisë është ende në gjendje foshnjërie; ajo nuk ka arritur ende pjekurinë. Por kur ta ketë arritur këtë pikë, mjekimi do të bëhet me gjëra që nuk janë të neveritshme për të nuhaturit e për shijen e njeriut—domethënë me ushqime, me fruta e perime që janë të këndshme për shijen e që kanë aromë të këndëshme. Sepse shkaku që provokon sëmundjen—domethënë shkaku i depërtimit të sëmundjes në trupin njerëzor—është ose fizik ose efekt i ngacmimit të nervave.


Por shkaqet kryesore të sëmundjeve janë fizike, sepse trupi njerëzor përbëhet prej elementesh të shumta, por në masën e një baraspeshe të posaçme. Sakohë ruhet kjo baraspeshë, njeriu është i mbrojtur nga sëmundjet; por në qoftë se ky drejtpeshim thelbësor, që është strumbullari i organizmit, prishet, organizmi çrregullohet dhe shfaqet papritur sëmundja.


Bie fjala, ka një pakësim në njërin prej elementeve përbërëse të trupit të njeriut, ndërsa te një tjetër ka një shtim; kështu baraspesha prishet dhe shkaktohet sëmundja. Për shembull, një element përbërës duhet të ketë një peshë prej një mijë gramësh, ndërsa një tjetër një peshë prej pesë gramësh, që të ruhet baraspesha. Elementi që është një mijë gram pakësohet në shtatëqind gram, ndërsa ai që është pesë gram shtohet derisa masa e baraspeshës prishet; atëherë shfaqet sëmundja. Kur me ilaçe e mjekim rivendoset baraspesha, sëmundja zhduket. Kështu, në qoftë se rritet sheqeri, shëndeti dëmtohet; dhe kur doktori i ndalon ëmbëlsirat e brumërat, sheqeri pakësohet, rivendoset baraspesha dhe sëmundja mposhtet. Tani, përshtatja e këtyre elementeve përbërëse të trupit njerëzor fitohet me dy mjete: ose me ilaçe, ose me ushqime; dhe kur organizmi e ka rifituar baraspeshën e tij, sëmundja zhduket. Të gjitha elementet që janë kombinuar te njeriu ekzistojnë gjithashtu në perimet; prandaj, në qoftë se një prej elementeve përbërëse që formojnë trupin e njeriut pakësohet, dhe në qoftë se ai merr ushqime që përmbajnë shumë nga ky element përbërës i pakësuar, atëhere baraspesha do të rivendoset dhe njeriu do të shërohet. Sakohë që qëllimi është përshtatja e elementeve përbërëse të trupit, kjo mund të bëhet qoftë me ilaçe qoftë me anë të ushqimit.


Shumica e sëmundjeve që godasin njeriun godasin edhe kafshët, por kafsha nuk kurohet me ilaçe. Në male, si dhe në pyje, mjeku i kafshës është aftësia e të shijuarit dhe e të nuhaturit. Kafsha e sëmurë nuhat bimët që rriten në pyje; ajo ha ato që janë të ëmbla e erëmira për shijen e nuhatjen e saj, dhe kështu mjekohet. Shkaku i shërimit është ky. Kur sheqeri është pakësuar në organizmin e saj, ajo fillon të kërkojë gjëra të ëmbla; prandaj ha barishte me shije të ëmbël, sepse natyra e nxit dhe e udhëheq atë; aroma dhe shija e këtyre barishteve i pëlqejnë dhe kafsha i ha ato. Sheqeri në organizmin e saj shtohet dhe shëndeti i rikthehet.


Shihet, pra, qartë se është i mundur mjekimi me ushqime e me fruta; por duke qenë se sot shkenca e mjekësisë nuk është e përsosur, ky fakt nuk është kuptuar ende tërësisht. Kur shkenca e mjekësisë të arrijë përsosurinë, mjekimi do të bëhet me ushqime, me fruta e perime erëmira dhe me ujëra të ndryshme, me temperaturë të lartë ose të ulët.


Artikull nga libri "Pergjigje per disa pyetje" - Abdul Baha


 
Ti dëshiron të bësh vetë diçka për shëndetin tënd duke ndryshuar ushqimin dhe mënyrën tënde të jetesës? Duke klikuar në linkun më poshtë, ti je i mirëpritur të më shkruash një mesazh dhe unë do të kontaktoj ty për të caktuar një takim online për një konsultë fillestare falas.
 

Vërejtje për artikujt rreth temave shëndetësore:


Këto informacione janë të shkruara në bazë të njohurive dhe ndërgjegjes sonë me të mirë. Ato ekskluzivisht kanë për qëllim ata që janë të interesuar për trajnime të mëtejshme dhe nuk duhen të kuptohen në asnjë mënyrë si udhëzime diagnostikuese ose terapeutike. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për dëmtimin e çfarëdo lloji që lind drejtpërdrejt ose indirekt nga përdorimi i informacionit. Nëse dyshoni për sëmundje, ju lutemi këshillohuni me mjekun ose mjekun alternativ.

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.



1 Ansicht

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Tërshëra - Një nga drithërat më të shëndetshëm

Nga të gjitha llojet e zakonshme të grurit, tërshëra është ndoshta më e mira dhe e shëndetshme deri tani. Tërshëra dhe, natyrisht, thekon tërshëre janë të ulëta në gluten dhe në të njëjtën kohë dukshë

bottom of page