top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Rëndësia e karakterit të mirë



Egziston:


  1. karakteri i lindur

  2. karakteri i trashëguar dhe

  3. karakteri i fituar (karakteri i formuar nga edukimi)


Karakteri i lindur

Edhe pse krijimi hyjnor është absolutisht i mirë, larmia e cilësive natyrore të njeriut vjen nga ndryshimi i nivelit të tyre; të gjithë janë të mirë, por pak a shumë, në varësi të nivelit. Pra, të gjithë njerëzit kanë mendje dhe aftësi, por mendja, aftësitë dhe kuptimi i individit ndryshojnë. Kjo është e qartë.


Merrni për shembull një numër fëmijësh nga e njëjta familje, nga i njëjti vend dhe nga e njëjta shkollë, i mësuar nga i njëjti mësues, i rritur me të njëjtin ushqim, në të njëjtën klimë dhe me të njëjtat rroba, të cilët të gjithë mësojnë të njëjtën gjë. Padyshim që midis këtyre fëmijëve do të ketë disa shumë të aftë në Lëndët në fushën shkencore, disa me aftësi mesatare dhe disa të tjerë kanë shumë vështirësi. Prandaj është e qartë se ekziston një ndryshim në nivelin dhe dallimet në aftësi dhe kuptim në natyrën origjinale. Ky ndryshim nuk do të thotë asgjë për të mirën ose të keqen, është vetëm një ndryshim niveli. Një është në nivelin më të lartë, një në mes dhe një në nivelin më të ulët. Pra, ka njeri dhe gjithashtu kafshë, bimë dhe minerale, por nivelet e këtyre katër llojeve të ekzistencës janë të ndryshme. Afarë ndryshimi ka midis ekzistencës njerëzore dhe asaj të kafshëve! Por të dyja janë forma të ekzistencës. Është e qartë se ekzistojnë ndryshime të niveleve në ekzistencë.


Ky lloj i karakterit (pra karakteri i lindur) është ai lloj ku ne vetë nuk kemi fare ndikim por është një dhunti e fuqisë Hyjnore.

Karakteri i trashëguar

Larmia e tipareve të karakterit të trashëguar vjen nga forca apo dobësia e gjendjes së prindërve; domethënë, kur të dy prindërit janë të dobët, fëmijët bëhen të dobët; nëse janë të fortë, edhe fëmijët do të jenë të fortë. Pastërtia e gjakut gjithashtu ka një ndikim të madh, sepse mikrobi i shëndetshëm është si kultivimi fisnik që gjendet në bimë dhe kafshë. Për shembull, shihet që fëmijët e prindërve të dobët dhe të brishtë do të kenë përkatësisht një fizik trupor të dobët dhe nuk kanë nerva të qëndrueshme; ata do të vuajnë, nuk do të kenë durim, këmbëngulje, vendosmëri, dhe do të jenë të nxituar; sepse fëmijët trashëgojnë dobësitë e prindërve të tyre.


Ky lloj i karakterit (pra karakteri i trashëguar) është ai lloj ku ne vetë nuk kemi fare ndikim por gjithsesi që prindërit tanë kanë ndikim.

Karakteri i fituar (karakter i formuar nga edukimi)

Larmia e karaktereve nga edukimi është shumë serioze, sepse edukimi ka një ndikim të madh. Qështja kryesore është se edukimi i karakterit të njerëzimit është një nga urdhërimet kryesore, dhe se ndikimi i një edukimi të tillë është si ndikimi i diellit në pemë dhe fruta. Fëmijët duhet të mbikëqyren, mbrohen dhe rriten me kujdes. Ky është kujdesi i vërtetë i prindërve dhe i edukatorëve.

Rrënja e keqbërjes dhe injoranca qëndron në mosdije, kështu që ne duhet t'i përmbahemi mjeteve të mësimeve dhe dijes. Karakteri i mirë duhet të mësohet që nga fëmijëria duke mbikëqyrur me kujdes, mbrojtur dhe edukuar fëmijët. Ky është kujdesi i vërtetë i prindërve dhe i edukatorëve. Nuk ka humnerë më të thellë sesa karakter i keq dhe i korruptuar. Njeriu duhet të edukohet në një nivel kaq të lartë sa që ai do të preferonte të kishte prerë fytin sesa të thoshte një gënjeshtër, se do të ishte më e lehtë për të që të goditej me shpatë ose të shpohej me shtizë sesa të shprehte shpifje.

Nga kjo rrjedh se për formimin e karakterit duhet të kujdeset që nga fëmijëria. Shkolla për fëmijë duhet të jetë një vend me një disiplinë dhe rregull ekstrem, ku duhet të mësohet shumë dhe karakteri duhet të përmirësohet dhe rafinohet, në mënyrë që në thelbin më të thellë të fëmijës të mund të vendoset themeli hyjnor dhe struktura e shenjtërisë të ndërtohet që në vitet e para të tij.

Dijeni që mësimi, përmirësimi dhe rafinimi i karakterit, inkurajimi dhe nxitja i fëmijës kanë një rëndësi të veçantë. Këto janë parime thelbësore. Kështu që fëmijët e shkolluar do të dalin nga këto shkolla shpirtërore, të pajisura me të gjitha virtytet më të mira të njerëzimit dhe do të dërgojnë dritën e tyre në të gjithë botën.


Është jashtëzakonisht e vështirë të mësosh dikë dhe të përmirësosh karakterin e tyre pasi të tejkalohet puberteti. Pastaj, siç ka treguar përvoja, gjithçka nuk ka dobi, edhe nëse bëhet çdo përpjekje për të ndryshuar disa tendenca zhvillimi. Ai atëherë mund të jetë në gjendje të bëjë përparime për një kohë të shkurtur, por le të kalojnë disa ditë dhe ai do ta harrojë atë dhe do të kthehet përsëri në mënyrat dhe zakonet e tij të vjetra. Kjo është arsyeja pse, në fëmijërinë e hershme, duhet të ketë një themel të fortë. Nëse një degë është akoma e gjelbër dhe fleksibël, ajo lehtë mund të përkulet drejt.


Shkollat për studime akademike gjithashtu duhet të jenë qendra trajnimi edhe për sjellje, dhe ato duhet të preferojnë karakterin dhe sjelljen para shkencës dhe arteve. Sjellja e mirë dhe një karakter i lartë moral duhet të vijnë së pari, sepse pa formimin e karakterit, marrja e njohurive vetëm do të dëshmojë se është e pafavorshme. Njohuria është e lavdërueshme kur shoqërohet me sjellje etike dhe karakter të virtytshëm; përndryshe është një helm vdekjeprurës, një rrezik i tmerrshëm. Një mjek me natyrë të keqe që tradhton ata që i janë besuar, mund të shkaktojë vdekjen dhe të bëhet burimi i sëmundjeve dhe vuajtjeve të shumta.

Kushtojini vëmendjen më të madhe kësaj çështjeje, sepse themeli, parimi themelor i një shkolle është para së gjithash edukimi moral, formimi i karakterit dhe përmirësimi i sjelljes.

Është një themel thelbësor i gjithçkaje që njerëzit të zhvillojnë cilësi shpirtërore dhe virtyte të lavdërueshme të njerëzimit. Kjo është me shumë rëndësi. Nëse dikush është analfabetë, por i pajisur me virtyte hyjnore dhe i animuar nga fryma e shpirtit, ai person do të kontribuojë në mirëqenien e shoqërisë, dhe paaftësia e tij për të lexuar dhe shkruar nuk do t'i dëmtojë. Dhe nëse një person është i njohur me artet dhe të gjitha fushat e njohurive, por nuk i pranon vetitë mendore dhe nuk lëviz me qëllim të pastër, atëherë ai është i paedkuar dhe të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tij intelektuale bëhen vetëm të turpshme dhe sjellin dhimbje.

Sidoqoftë, nëse një person ka cilësi shpirtërore dhe virtyte të shkëlqyera dhe gjithashtu hulumton degë të tjera të dijes - atëherë kemi dritë mbi dritën. Qenia e tij e jashtme shkëlqen, karakteri i tij personal shkëlqen, zemra e tij është e pastër, mendimet e tij janë madhështore, të kuptuariti tij është i shpejtë dhe niveli i tij është fisnik. Lum ata që arrijnë këtë nivel madhështor.


Gjërat që duhet t'u mësohen fëmijëve në shkollë janë të shumta, dhe për shkak të mungesës së kohës, ne mund të prekim vetëm disa prej tyre: më të rëndësishmet janë formimi i sjelljes dhe karakterit të mirë, përmirësimi i vetive, përpjekja për përsosje dhe të zgjojë përsosmërinë, besnikërinë, dashamirësinë për njerëzimin dhe mirësinë për të gjithë.

Një fëmijë i pastër, i dashur, me karakter të mirë dhe me sjellje të mirë, edhe nëse është i paditur, preferohet para një fëmije të vrazhdë, i palarë, me qëllim të keq, pa marrë parasysh sa i plotë është njohuria e tij për shkencën dhe artet. Arsyeja është se një fëmijë që sillet mirë, edhe nëse është i paditur, është në dobi të të tjerëve, ndërsa një fëmijë me qëllim të keq, i edukuar keq është i dëmshëm për të tjerët, edhe nëse ai ka njohuri. Sidoqoftë, nëse një fëmijë është rritur të ketë të dy, të jetë i ditur dhe i mirë, atëherë rezultati është dritë mbi dritë.


Po ashtu, edukimi i vajzave në rregullat e drejtimit të duhur në mënyrë që ato të rriten me një karakter të mirë dhe sjellje të mirë. Sepse nënat janë edukatoret e para të fëmijës dhe çdo fëmijë është si një degë e freskët dhe e butë në duart e prindërve të saj në fillimin e jetës së saj.

Është e qartë se nëna është mësuesja e parë dhe është ajo që përcakton karakterin dhe sjelljen e fëmijës. Nuk ka vepër më fisnike sesa edukimi i fëmijëve dhe aftësimi i tyre në të gjitha përsosjet e njerëzimit.


Ky lloj i karakterit (pra karakter i formuar nga edukimi) është ai lloj ku ne vetë dhe sidomos prindërit dhe edukatorët, mësuesit, profesorët kanë ndikim të madh.

Një provë e menaxherëve të Silicon Valley

Një kompani në Silicon Valley (Amerikë) ka zbuluar një metodë të këndshme për menaxherë e ri që duan të punësohen në këtë kompani. Kur ata arrijnë në aeroport pë të shkuar në intervistë, ata zakonisht marrin një taksi dhe më pas voziten në intervistën e tyre. Portieri i kompanis para se të lejoj futjen e tij në intervistë, shkurtimisht i kërkon taksistit të flasë me departamentin e burimeve njerëzore. Ata pyesin taksistin se si u trajtua nga punonjësi i ardhshëm potencial. Nëse menaxheri i ardhshëm do të ishte jo i sjellshëm dhe arrogant ndaj taksistit që dhe e shihte atë si “vartës”, atëher intervista menaxherin do të ishte shumë e shkurtër. Por, nëse ai e kishte trajtuar taksistin me shumë respekt dhe dinjitet, atëher menaxheri tashmë ka kaluar pengesën e parë.

Një gjë në dukje shumë e vogël, por mund të hap dyert e mëdha ose t'i mbyllë ato përgjithmonë.

Një fjalë e urtë e vjetër thotë:

"Do ta njihni karakterin e vërtetë të njerëzve kur ata më nuk duket se kanë nevojë për ju ose kur ata janë shumë mbi ju."

 

Literatura


  • “Qëllimet e edukimit të fëmijëve” nga shkrimet Bahai, përmbledhur nga Shtëpia Universale e Drejtësisë

  • Material nga Alex Fischer


 

Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.



72 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Sa tokë i duhet njeriut?

Tregim nga Leo Tolstoi Motra e madhe nga qyteti vizitoi motrën e saj më të vogël në fshat. E moshuara ishte martuar me një tregtar në qytet dhe e vogla me një fermer në fshat. Motrat pinë çaj dhe bise

bottom of page