top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Qull tërshëre me salcë të nxehtë boronicash

Ky qull i shijshëm tërshëre përmban shumë përbërës të shëndetshëm, të tillë si farat Chia, manaferrat, vaj kokosi, etj. Meqenëse është i aromatizuar me kanellë e sheqer kokosi, ka shije shumë të hollë dhe krijon një ngrohtësi të këndshme.


Përbërësit për 1 porcion:

  • 4 lugë gjelle tërshër

  • 200ml qumsht tërshëre

  • 1 lugë çaji vaj kokosi

  • 1/2 lugë çaji kanellë

  • 1 lugë çaji sheqer kokosi (opcionale)

  • 1 lugë gjelle fara Chia

  • 1 gotë boronica te ngrira (apo edhe manaferra tjera)

Përgatitja:

  • Në një pjatë të thellë hudh boronicat dhe leri ato te shkrihen

  • Në një enë të thelle hudh të gjithë përbërësit përpos boronicave dhe farave Chia

  • Zijeni të gjitha për 3-4 minuta derisa përzierja të jetë trashur pak

  • Hidhni qullin mbi pjatën me boronica dhe përzijeni mirë. Shtoni farat Chia mbi qull.

Shënim:

  • Sipas shijes mund të përdoren dhe manaferra tjera si mjedra, dredhëza etj. Alternativ manaferrat mund të janë të freskta. Zierja nuk është e nevojshme.

  • Alternativ mund të përdoren edhe qumshte tjera drithërash si bajamesh, orizi etj.

  • Poashtu për ëmbësim mund të perdoren druta të teruna si p.sh. rrush i thatë, fiq etj.

 
Ti dëshiron të bësh vetë diçka për shëndetin tënd duke ndryshuar ushqimin dhe mënyrën tënde të jetesës? Duke klikuar në linkun më poshtë, ti je i mirëpritur të më shkruash një mesazh dhe unë do të kontaktoj ty për të caktuar një takim online për një konsultë fillestare falas.
 

Këto informacione janë të shkruara në bazë të njohurive dhe ndërgjegjes sonë me të mirë. Ato ekskluzivisht kanë për qëllim ata që janë të interesuar për trajnime të mëtejshme dhe nuk duhen të kuptohen në asnjë mënyrë si udhëzime diagnostikuese ose terapeutike. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për dëmtimin e çfarëdo lloji që lind drejtpërdrejt ose indirekt nga përdorimi i informacionit. Nëse dyshoni për sëmundje, ju lutemi këshillohuni me mjekun ose mjekun alternativ.

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.


20 Ansichten
bottom of page