top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Pse shefat punësojnë punonjës?

Pse kjo eshte nje pyetje shume interesante dhe e rendesishme?

Shume e thjeshte: Ti kupton qellimin se pse shefat shtojne numrin e punonjesve dhe kur ti nuk permbush kete qellim te shefit atehere ti nuk mund te jesh nje punonjës i preferuar i shefit dhe karriera e jote nuk mund te jete e mire.


Dhe nese ti je vete shef atehere eshte e rendesishme te vlerësosh se cilet punonjes jane me vlerë dhe cilet ndjekin dhe e kuptojne qellimin se pse ti si shef puneson punonjes.


Le te marrim shembull nje njeri fillon nje biznis i vetem pa ndihmen e askujt - pra shefi. Ai ne fillim i ben te gjitha vetem: Shitjen, marketingun, ai mban vete librat e shitjes, ai prodhon, ai udheheq biznesin dhe mendon strategji. ai lidhe kontrata me firma te ndryshme - pra te gjitha i ben ai i vetem. Keshtu beznesi shkon mire, biznesi i tij fillon te zgjerohet dhe dikur ai vjen ne nje situate kur ai vetem nuk mund te ja dal sepse dita ka edhe per shefin vetem 24 ore!


Ky shef mendon dhe zbulon se aftesia me e mire e tij eshte shitja. Ai kalkulon se nese ai do te merrej vetem me shitje, atehere ai do ti sillte firmes se tij 500 Euro (shembull) fitm netto per ore. Pra shefi mendon gjithmone qe per firmen e tij do te ishte me se miri, nese ai kohen e tij e investon aty ku ai mund te gjeneroje te hyrat maksimale - pra te investoj kohen aty ku per firmen eshte me e vlefshme. Pra nese aftesia e shefit eshte shitja dhe ai per ore mund te fitoj 500 Euro, mirpo koha me e madhe e tij shkon ne marketing, mbajtjen e librave te shitjes, administrimit, etj, atehere eshte interesi i tij nese ai do te punesonte punonjes per kryerjen e ketyre puneve. Pa punesimin e punonjesve ai ne jave mund te merret me shitjen per vetem 10 ore dhe te gjeneroje 5000 Euro qarkullim (10 ore x 500 Euro = 5000 Euro). Dhe kur ai te punesoje punonjes atehere i behet atij e mundur (shefit) qe te merret me shitjen 20 ore ne jave dhe keshtu ne vend te 5000 Euro te mund te gjeneroje 10 000 Euro te hyra per jave per firmen (20 ore x 500 Euro/ore = 10 000 Euro)


Dhe nga fitimi me i madh shefi pastaj eshte ne gjendje te paguaj punonjesin e tij te ri, pershembull punonjesin per mbajten e librave te shitjes. Pra, çfarë ka të bëjë me punesimin e punonjësve?


Shefi praktikisht shkëmben parat për me shume kohë produktive.

Pra kjo eshte shume e rendesishme te kuptohet per secilin punonjes! Pra shefi shkemben parat per te paguar punonjesit ne menyre qe ai pastaj (shefi) te kete me shume kohe produktive. Apo thene ndryshe ai shkmben parat me kohen e lire te cilen ai mundet ta investoj diku tjeter.


Pra pse eshte e rendesishme qe kjo te kuptohet? Kjo eshte e rendeishme qe ti ta kuptosh se kur ti je me te vertet i vlefshem per shefin tend dhe kur ti je i pa vlere per shefin tend, sepse shumica e punonjesve smund ta kuptojne dhe gjykojne kete fakt.


Po jap disa shembuj se si ti mund te behesh i pa vlere per shefin tend:

  • kur ben pyetje të vazhdueshme

  • kur gjithmonë sigurohesh tek shefi per punen qe ben

  • kur ti duhesh të mbikqyresh vazhdimisht për shkak të gabimeve

Të gjitha keto jane shembuj qe ideja se pse shefi puneson punonjes nuk mundet te funkcionoje! Sepse shefi shkemben parat per kohen e lire. Dhe kur punonjesi gjithmone ben pyetje apo vazhdimisht duhet te mbikqyret apo ben gabime, atehere “principi i punonjesit” nuk ka me kuptim. Kjo per faktin se punonjesi nuk i ofron shefit kohe te lire, ne menyre qe shefi ta investoj kohen e tij ne gjera tjera, sepse shefi vazhdimisht duhet te mendoj per punonjesin a eshte ai duke e kryer punen e tij si duhet. Keshtu ti e ule vleren tende tek shefi ne mase te madhe.


E si do te ishte mire. Pra si e rrit vleren tende tek shefi.

Me poshte disa shembuj:

  • kur ti merr përsipër plotësisht punen e caktuar për ty. Pra per pa e përfshi shefin duke e pyetur ate vazhdimisht. Pra ti merr komplet pergjegjesin per punen tende te cilen shefi yt ta ka caktu ty, peshembull mbajtja e librave te shitjes. Natyrisht ne fillim ti duhesh ta pyesesh shefin per gjera te rendeishme, mirpo kur ti, ti kesh marr te gjitha infomacionet atehere ti mund ti kryesh te gjitha punet per pa ndihmen e shefit dhe se ai mund te investoj kohen e tij diku tjeter

  • kur ti informon shefin tend rregullisht (pa te pyetur) dhe i jep raporte të kompletuara. Pershembull: Kjo pune u kry, keto jane hapat e metutjeshem, tani po punoj ne kete projekt etj. Keshtu ti behesh tranparent dhe shefi eshte i informuar se cdo gje po ecen mire. Shefat i duan keto gjera dhe kjo te ben ty te vlefshem.


Permbledhje:

Krijo per shefin tend 100% kohe gjegjesisht merr përsipër plotësisht punen e caktuar për ty ne menyre qe shefi te mos kete nevoje te mendoj per ato pune. Keshtu ti je njeri nder punonjesit me te vlefshem qe ka ai.
 

Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.




71 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Sa tokë i duhet njeriut?

Tregim nga Leo Tolstoi Motra e madhe nga qyteti vizitoi motrën e saj më të vogël në fshat. E moshuara ishte martuar me një tregtar në qytet dhe e vogla me një fermer në fshat. Motrat pinë çaj dhe bise

Pse edukimi financiar është i rëndësishëm

Përveç arsimit mendor dhe shëndetësor, unë gjithashtu e shoh shumë të rëndësishme edukimin financiar! Në shkollën tradicionale, për fat të keq, njeriu edukohet vetëm mentalisht. Asnjëherë nuk flitet p

Ndërto tuba uji dhe mos baj kova uji

Na ishte njehere nje fshat i bukur. Aty mund te jetohej shume mire - mirpo kishte vetem nje problem: Nuk kishte uje ne kete fshat - përveç atëherë kur binte shi. Per ta zgjidhur kete problem njehere e

bottom of page