top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Ndërto tuba uji dhe mos baj kova uji

Na ishte njehere nje fshat i bukur. Aty mund te jetohej shume mire - mirpo kishte vetem nje problem: Nuk kishte uje ne kete fshat - përveç atëherë kur binte shi. Per ta zgjidhur kete problem njehere e pergjithmone ishin mbledhur me te vjetrit e fshatit dhe kishin pelqyer nje ide per furnizimin e fshatit me uje. Dy vullnetare ishin lajmeruar per kete detyre dhe me te vjetrit e fshatit i punesuan ata dhe i futen nen kontrate. Me te vjetrit e fshatit menduan qe konkurrenca do ta mbaj cmimin ulet dhe do te siguronte rezerva te mfjaftueshme te ujit.


Fituesi i pare i kontrates- Edi, ja nisi punes menjehere, bleu dy kova çeliku dhe filloj te udhetonte pergjate rruges gati 2 kilometershe nga fshati ne liqe. Pra ai filloj te fitonte para duke punuar nga mengjesi deri ne mbremje me dy kovat e tij. Ai i zbrazte kovat e tij nje nje rezervuar betoni te cilin e kishin ndertuar banoret e fshatit. Cdo mengjes ai duhej te zgjohej shume me heret para se zgjoheshin banoret tjere te fshatit, per te siguruar rezerva te mjaftueshme te ujit per ta. Ishte nje pune e veshtire, mirpo Edi ishe shume i lumtur qe kishte marre njeren nga dy kontratat per kete pune.


Fituesi tjeter i kontrates - Billi ishte zhdukur per nje kohe. Per muaj te tere ai nuk u duk fare, e per cka Edi ishte shume i lumtr sepse ai nuk kishte konkurrenc. Edi fitonte te gjitha parat.

Ne vend qe te blente dy kova uji sikur Edi per te konkurruar me te, Billi kishte perpiluar nje ide biznesi, kishte krijuar nje Firme, kishte gjetur kater investitor, kishte punesuar nje drejtor qe do ti krynte punet dhe u kthye pas gjate mujash me nje grup ndertues. Brenda nje viti grupi i tij ndertoi nje tub uji nga celiku qe nuk koridohej dhe me nje kapacitet te larte. qe lidhte fshatin me liqenin.


Gjate hapjes zyrtare ku ishin mbledhur shume banore te fshatit, Billi i njoftoj ata se uji i tij eshte shume me i paster se sa i Edit (Billi e dinte qe ka pas ankesa per papasterin e ujit te Edit). Billi po ashtu njoftoj ata qe fshati do te furnizohet me uje per 24 ore ne dite, shtate dite ne jave. Edi mund te sillte uje vetem gjate diteve javes - sepse ai nuk punonte ne fundjave.


Pastaj Billi poashtu njoftoj se per kualitetin me te mire dhe per furnizimin e besueshem te ujit te tij do te kerkonte 75 % me pak se sa Edi. Pra uji i tij do te ishte dukshem me i lire se sa i Edit. Banoret e fshatit brohoriten dhe vrapuan tek kroi ne fund te tubit te ujit qe kishte ndertuar Billi.

Qe te mund te konkurronte me Billin, Edi menjhere uli cmimin per ujin e tij per 75 %, bleu edhe dy kova tjera me kapak dhe keshtu barte kater kova e jo me dy si me pare gjate udhetimit te tij nga fshati ne liqe. Per ta permisuar sherbimin e tij ai gjate nderrimit te nates dhe gjate fundjaves ndihmohej nga dy djemte e tij. Kur djemte e tij shkuan ne kollegj ei ju tha atyre:

“Kthehuni shpejte, sepse nje dite prej ditesh firma ime do tju takoj juve”.


Mirpo per për disa arsye djemte e tij nuk kthyen me kurre. Ne fund Edi punesoj punetor dhe kishte shpesh probleme me sindikaten. Sindikata kerkonte rroga me te medha per punetoret, shërbime shtesë dhe qe punetoret te bartnin vetem nje kove e jo kater.


Billi qe kishte kohe te mendonte per pune te medha arriti ne kete perfundim dhe zbulim: Nese fshati ku ai banonte kishte nevoj per uje, atehere edhe banoret e fshateve tjera do te kishin nevoj per nje sherbim te tille. Ai e perpunoj edhe e permisoj iden e tij te biznesit dhe filloj te ofroj furnizim me te shpejte, kapacitet me te madh, uje me te paster dhe cmim me te ulet per fshaterat ne te gjithe boten. Ai fitone vetem 1 cent per nje kove uji mirpo ai furnizonte me mijera kova cdo dite. Pa marre parasysh se a punonte Billi a po jo, njerezit shpenzonin me mijera kova uje. Dhe te gjitha keto para dirdheshin ne konton e tij bankare. Pra Billi perveq se kishte ndertuar tuba uji per fshaterat ai kishte nderuar edhe nje tub permes te cilit atij i rridhnin para.


Billi jetonte i lumtur dhe i kenaqur, perderisa Edi pergjate tere jetes se tij punonte shume, gjithmone i shoqëruar me probleme financiare.


Perfundim i tregimit.


Mendimet e mija rreth ketoj tregimi:

Puna eshte nje gje shume e mire. Njerëzit janë si pemët në një kopsht. Ato duhet të mbajnë fruta të shijshme që janë të dobishme për shoqërinë.

Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet t'i përkushtohen një profesioni ose tregtie, sepse ky është sekreti i mirëqenies. Pemët që nuk japin fryte kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të destinuara për zjarr.


Nuk eshte qellimi im qe permes tregimit me larte te them qe te mos punojme. Perkundrazi eshte mire te punojm shume- mirpo me mend! Gjithmone para se te startojm me pune te ulemi dhe te bejm nje plan.


Abraham Lincoln, president i USA prej vitit 1861 deri 1865, i cili ishte nje njeri shume i mencur dhe beri shume per vendin e tij tha:

Nese do te kisha 8 ore kohe per ta prere nje Peme atehere do te shpenzoja 6 ore kohe vetem per ta prere sharren (sakicen).

Cka don te na thote ai neve me kete: shume e thjeshte: Nuk eshte e llogjikshme qe para se ta kryejme nje pune thjesht tja nisim e qysh thot populli DEL KUT DEL. Do te ishte me mire dhe me mencur qe para se ta fillojme nje Projekt se te mendojme keto hapa:

Se pari te mendojme se qysh duhet vepruar

  • ta bejme nje Plan te mire

  • cilat resure jene te nevojshme

  • ndihma e kujt me nevojitet

  • cfare materiale me nevojiten

  • cilat njohuri dhe cila dije

  • cfare duhet te beje

Me keto hapa eshte pastaj e mundshme qe me lehte ta arrijme qellimin tone do te thot ta realizojme projektin tone.


Eshte COOL dhe perfekte nese ne te njejtin QELLIM do ta arrishim me me pak mund. E per kete eshte PLANIFIKIMI dhe PERGATIJA paraprake shume e rendesishme.

Me qe ra fjala per Abraham Lincoln sic thashe edhe me larte beri shume per vendin e tij. Monedha 5 dollareshe e Amerikes mban sot foton e tij.


Edukimi eshte gjeja me e rendesishme per njeriun. E poashtu i rendesishem eshte edhe edukimi qe ne si prinder (e me shprese dhe mesuasit ne shkolla) mund te ju japim femijeve tane.


Perpos edukimit njerezor, shendetesor, shpirteror mendoj qe njeriu duhet te kujdeset edhe per edukimin e tij financiar dhe profesional. Me edukim financiar mendoj qe njeriu te dije se si te kursej, si te investoj , ku te investoj (patundshmeri, akcione, metale etj) dhe kur te investoj, te dije te krijoj tabelen e shpenzimeve dhe fitimeve te tij ne menyre qe kurre te mos shpenzoj me shume se sa qe fiton pasi qe kjo do ti shkaktonte njeriut deme te medha, te mos mos marre kredi per shpenzime (per bankete, per pushime per blerje makinash e per blere te gjerave tjera materiale) por vetem kredi per investime, e keshtu me radhe.


Nje liber qe do ti ka sygjeroja cdo femiu (por edhe prinderve) qe ata ta lexojne eshte „Njeriu me i pasur i Babilonise – George S. Clason. Nje liber i vogel por me shume rendesi te madhe.


Do ta pergezoja shume dhe do te isha shume i lumtur nese femijeve tane ne “shkollat normale” do tju tregoheshish tregime te tille per ti mesuar ata te

“ndertojne tuba uji e jo te bartin kova uji”.

Keta libra do ti sygjeroja per fillim per edukim financiar:

  • Njeriu me i pasur i Babilonise – George S. Clason

  • Babai pasur, babai i varfur - Robert Kiyosaki

  • Babai pasur, babai i varfur 2 - Robert Kiyosaki


„Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar me vlerë të pamatur. Vetëm edukimi mund t'i zbulojë thesaret e tij dhe t'i japë mundësi njerëzimit të përfitojë prej tyre“ – citat nga shkrimet Bahai.

 

Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.




42 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Sa tokë i duhet njeriut?

Tregim nga Leo Tolstoi Motra e madhe nga qyteti vizitoi motrën e saj më të vogël në fshat. E moshuara ishte martuar me një tregtar në qytet dhe e vogla me një fermer në fshat. Motrat pinë çaj dhe bise

Pse edukimi financiar është i rëndësishëm

Përveç arsimit mendor dhe shëndetësor, unë gjithashtu e shoh shumë të rëndësishme edukimin financiar! Në shkollën tradicionale, për fat të keq, njeriu edukohet vetëm mentalisht. Asnjëherë nuk flitet p

Pse shefat punësojnë punonjës?

Pse kjo eshte nje pyetje shume interesante dhe e rendesishme? Shume e thjeshte: Ti kupton qellimin se pse shefat shtojne numrin e punonjesve dhe kur ti nuk permbush kete qellim te shefit atehere ti nu

bottom of page