top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Katër Gratë

Na ishte njehere nje mbret shume i pasur. Ai kishte kater gra. Ai donte gruan e katert me se shumti. Ai kujdesej shume per te duke i blere asaj veshje te shtrrenjeta dhe gjera te cmuara. ai i jepte asaj vetem me te miren. Edhe gruan e trete e donte shume dhe ngado qe shkonte per vizita e merrte me vete. Ai poashtu donte edhe gruan e dyte. Ajo ishte gjithmone miqesore, e vemendshme si dhe e durushme me te. Gjithmone kur mbreti kishte nje problem ai kthehej ka ajo dhe ishte i sugurte qe ajo do ta ndihmonte. Gruaja e pare e mbretit ishte partnerja e ti me besnike e cila kishte kontribuar shumë në ruajtjen e begatisë dhe mbreterise se tij. Mirpo ai nuk e donte gruan e tij te pare dhe nuk kujdesej shume per te edhe pse ajo e donte mbretin shume nga brendesia. Nje dite mbreti u semure dhe po ndjente qe po i afrohej fundi. Ai mendoj per jeten e tij lukserioze dhe tha: Tani kam kater gra rreth meje, mipo kur te vdes do te jem i vetem. Prandaj ai pyeti gruan e tij te katert: Ty te kam dashur me se shumti, te kam blere cdo gje dhe jam kujdesur shume me kujdes per ty. Tani qe po vdes a do te me ndjekesh mua dhe te me shoqerosh? “Asesi” kundershtoj ajo dhe iku pa thene asnje fjale. Pergjigja e saj ishte si nje thike ne zemer per mbretin. Mbreti i trishtuar pyeti gruan e tij te trete: Ty te kam dashur pergjate tere jetes. Tani qe po vdes a do te me ndjekesh mua dhe te me shoqerosh? “Jo” tha ajo. Jeta eshte shume e mire. Kur ti te vdesesh une do te martohem perseri. Guximi i mbretit u zvogelua dhe zemra e tij u ftoh. Pastaj ai pyeti gruan e tij te dyte : Une kam ardhe tek ti gjithmone kur kisha nevoj per ndihmen tende dhe ti ishe gjithmone per mua ne gjendje gatishmerie.Ttani qe po vdes a do te me ndjekesh mua dhe te me shoqerosh? Me vjen keq mirpo kesaj radhe une nuk mund te te ndihmoj ju pergjigj ajo. Une mund te te shoqeroj ty me se shumti deri tek varri. Pergjigja e saj erdhi si nje bubullime per mbretin dhe ai ra pertoke. Papritmas thirri nje ze. “ Une do te vije me ty dhe do te shoqeroj ty kudo qe ti te shkosh.” Mbreti ngrehu koken dhe pa gruan e tij te pare. Ajo ishte shume e dobet dhe vuante nga mosushqimi. Mbreti i trishtuar tha: Do te duhej te kujdeseshha me shume per ty, atehere kur kisha mundesi. Ne fakt te gjithe ne kemi kater gra ne jete….. Gruaja jone e katert eshte trupi yne. Edhe perkunder faktit qe ne kujdesemi shume per te duke bere qe ai te duket buker nga jashte, pas vdekjes ai do te na le neve. Gruaja jone e trete jane pronesit tona, statusi yne dhe pasuria jone. Pas vdekjes te gjitha keto do ti shkojne dikujt tjeter. Gruaja jone e dyte eshte familja jone dhe miqte tane. Pa marrë parasysh se sa ishin ata afer për ne, ata do te na shoqerojne neve me se shumti deri tek varri. Gruaja jone e pare eshte SHPIRTI YNE te cilin ne e mosperfillim deri ne vdekje duke u vene pas mireqenies, pushtetit, pasurise dhe kenaqesive egoiste. Mirpo shpirti eshte i vetmi ai i cili do te na shoqeroj neve, kudo qe ne shkojme. Prandaj: kujdesuni, forconi dhe vleresoni ate. Ai eshte dhurata me e madhe qe ne kemi. Lereni ate te shkelqeje.


Burimi: The King and his 4 Wives

 

A jeni të interesuar për veten ose fëmijët tuaj në ngjarje dhe aktivitete të tilla si klasat e fëmijëve, grupet më të rinjë dhe grupet studimore për të rritur që kanë për qëllim të ndihmojnë në ndërtimin e një botë më paqësore dhe shpirtërore?

Jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë. Klikoni këtu tani për të mësuar më shumë!

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.



7 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Sa tokë i duhet njeriut?

Tregim nga Leo Tolstoi Motra e madhe nga qyteti vizitoi motrën e saj më të vogël në fshat. E moshuara ishte martuar me një tregtar në qytet dhe e vogla me një fermer në fshat. Motrat pinë çaj dhe bise

Bukuria e harmonia në shumëllojshmëri

Artikull nga libri "Bisedat e Parisit" nga 'Abdu'l-Bahá Krijuesi i gjithçkaje është një Pikërisht nga ky Krijues ka ardhur në ekzistencë gjithë krijimi dhe Ai është i vetmi synim drejt të cilit prire

Idetë e mira duhen vënë në veprim

Artikull nga libri "Bisedat e Parisit" nga 'Abdu'l-Bahá Në gjithë botën njeriu dëgjon të lavdërohen thëniet e bukura dhe të admirohen idetë fisnike. Të gjithë njerëzit thonë se u pëlqen e mira dhe s

bottom of page