top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Idetë e mira duhen vënë në veprim

Artikull nga libri "Bisedat e Parisit" nga 'Abdu'l-Bahá


Në gjithë botën njeriu dëgjon të lavdërohen thëniet e bukura dhe të admirohen idetë fisnike. Të gjithë njerëzit thonë se u pëlqen e mira dhe se urrejnë të keqen! Sinqeriteti është për t'u admiruar, ndërsa gënjeshtra është e përbuzur. Besimi është një virtyt dhe pabesia një fatkeqësi për njerëzimin. Është gjë e bekuar të gëzosh zemrat e njerëzve dhe është e gabuar të shkaktosh dhimbje. Është e drejtë të jesh i dashur e i mëshirshëm, ndërsa të urresh është mëkat. Drejtësia është një veti fisnike dhe padrejtësia një poshtërsi. Është, pra, detyrë e çdo njeriu të jetë i mëshirshëm dhe të mos i bëjë keq askujt, të shmangë me çdo kusht xhelozinë e shpirtligësinë. Urtia është lavdia e njeriut e jo injoranca, drita e jo errësira! Është, pra, detyra jonë ta udhëheqim njeriun që ai të shkojë lart dhe jo ta çojmë në rrugë të gabuar e të bëjmë që ai të bjerë poshtë. Ka edhe shumë shembuj të tjerë si këta.


Por të gjitha këto thënie s'janë veçse fjalë dhe ne shohim se shumë pak prej tyre vihen në veprim. Në të kundërtën, vëmë re që njerëzit i ka rrëmbyer pasioni dhe egoizmi, që çdo njeri mendon vetëm se çfarë përfitimi do të ketë ai vetë edhe në qoftë se kjo rrënon vëllanë e tij. Të gjithë janë të etshëm të pasurohen vetë dhe pak ose aspak kujdesen për mirëqenien e të tjerëve. Ata interesohen vetëm për qetësinë e rehatinë e vet, ndërsa gjendja e njerëzve të tjerë nuk i shqetëson aspak.


Mjerisht, kjo është rruga ku ecin shumica e njerëzve.


Por Bahá'í-të nuk duhet të jenë të tillë; ata duhet të ngrihen mbi këtë gjendje. Veprat duhet të vlejnë për ta më shumë se fjalët. Ata duhet të jenë të mëshirshëm me veprimet e tyre e jo thjesht me fjalë. Në të gjitha rastet ata duhet ta vërtetojnë me vepra atë që shpallin me fjalë. Bëmat duhet të provojnë besnikërinë e tyre dhe veprimet e tyre të pasqyrojnë dritën Hyjnore.


Le t'i flasin me zë të lartë botës veprat tuaja, sepse janë veprat që i flasin botës dhe që përbëjnë shkakun e përparimit të njerëzimit.


Në qoftë se ne jemi Bahá'í të vërtetë, nuk ka nevojë për fjalë. Veprat tona do të ndihmojnë botën, do të përhapin qytetërimin, do të ndihmojnë përparimin e shkencës dhe do të bëjnë që të zhvillohen artet. Pa veprim asgjë në botën materiale nuk mund të bëhet, dhe as munden vetëm fjalët të çojnë përpara njeriun në Mbretërinë shpirtërore.


Prandaj përpiquni që veprimet tuaja të jenë nga dita në ditë lutje të bukura. Kërkoni gjithmonë të bëni atë që është e drejtë e fisnike. Pasuroni të varfërin, ngrini të rrëzuarin, ngushëlloni të brengosurin, sillini shërim të sëmurit, siguroni të druajturin, shpëtoni të shtypurin, jepini shpresë të pashpresit, strehoni nevojtarin!

 

A jeni të interesuar për veten ose fëmijët tuaj në ngjarje dhe aktivitete të tilla si klasat e fëmijëve, grupet më të rinjë dhe grupet studimore për të rritur që kanë për qëllim të ndihmojnë në ndërtimin e një botë më paqësore dhe shpirtërore?

Jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë. Klikoni këtu tani për të mësuar më shumë!

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.



9 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Sa tokë i duhet njeriut?

Tregim nga Leo Tolstoi Motra e madhe nga qyteti vizitoi motrën e saj më të vogël në fshat. E moshuara ishte martuar me një tregtar në qytet dhe e vogla me një fermer në fshat. Motrat pinë çaj dhe bise

Bukuria e harmonia në shumëllojshmëri

Artikull nga libri "Bisedat e Parisit" nga 'Abdu'l-Bahá Krijuesi i gjithçkaje është një Pikërisht nga ky Krijues ka ardhur në ekzistencë gjithë krijimi dhe Ai është i vetmi synim drejt të cilit prire

bottom of page