top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Stresi - kush e shkakton dhe si të menaxhohet

Stresi - kush e shkakton dhe si te menaxhohet


Stresi positiv

Stresi afatshkurtër nuk eshte problemetik - bile i dobishem per njeriun, pra eshte stres pozitiv. Ne rastet kur ne trupin tone futet ndonje virus apo dicka tjeter qe mund te shkaktoj semundje ne trupin tone, atehere sistemi imun i trupit (apo aftesia vetesheruese e trupit) prodhon hormonin stresor me emrin “Zytokine”. Detyra e ketij hormoni ne fakt eshte eliminimi i ketyre semundjeshkaktuesve (baktereve, viruseve, etj) permes procesit te pezmatimeve. E njejta gje ndodh edhe kur ne kemi raste stresi (kur p.sh. ne mal takohemi me nje ujk apo ari dhe jemi te detyruar qe te bejme dicka menjehere), edhepse ne keto raste semundjeshkaktuesit (bakteret, viruset etj) nuk jane te pranishem. Pra lirimi i hormoneve te stresit ne kete rast eshte positiv per trupin sepse permes ketij hormoni rritet reakcioni dhe koncentracioni i trupit per tu perballur me veshtirsit e castit (ne kete rast ikja e shpjete nga ujku apo ariu).


Stresi negativ

Mirpo kur stresi eshte i vazhdueshem, pra kronik atehere ai behet problematik - bile shkaktari kryesor per shume semundje.


Stresi i vazhdueshem

  • aciditon trup jashte mase (pra krijon acid ne trup)

  • ngarkon melcin

  • perkeqeson Astmën

  • rrit nivelin e sheqerit ne gjak

  • rrit tensionin e gjakut

  • shkakton dysbakterien ne zorre (bakteret e keqija jane me te medha se ato te mirat) dhe si pasoje kontribon ne intolerancen ushqimore

  • shkakton probleme gastrointestinale (probleme me zorre dhe lukth)

  • dobeson sistemin imunitar, ku si pasoje shpesh shkaktohen infekcione kerpurdhore apo infekcione tjera

  • shkakton tensionin e muskujve

  • rrit frekuencen e zemres dhe si pasoje me kohe dobeson zemren

  • rrit nevojen per vlera ushqimore vitale (per prodhimin e hormoneve stresore jane te nevojshme sidomos B-Vitaminat ne vecanti Vitamina B5 dhe acidi folik)

  • ndikon negativisht ne shendetin e kockave

  • shkakton pezmatime (inflamacion) kronike

  • shkakton çrregullime gjate ushqimit (mungesen e apetit - nënpeshë, apo ushqimin e tepruar- mbipesha)

  • kontribon ne mungesen e progesteronit dhe si pasoje shkaktohen semundje te ndryshme

  • ka ndikim negativ ne sistemin hormonel - ku si pasoje shkaktohen semundje te ndryshme


Mirpo çfare eshte stresi?


Çka eshte Stresi

Kur në jetën e përditshme behet fjale per stresin, atehere behet fjale per stresin emocional. Stresi emocional eshte nje ngarkese psiçike si pasoje e faktoreve te jashtem (stresoret). Keta stresor apo faktore stresi munden me qene: mbingarkimi, pergjegjesia e madhe, mungesa kohore, zhurma, frika, etj. Shembuj: bullizmi (Mobbing) apo mbingarkimi ne pune, probleme familjare, problemet financiare, ngarkimi i dyfishte tek ciftet e ndara, pikëllimin (kur vdes dikush i aferm apo eshte semure), provimet, etj. Natyrisht qe stresi emocional mund te kontriboj edhe ne stresin oksidativ (gjendja kur qelizat e trupit sulmohen nga radikalet e lire ne mase te madhe). Se cka jane antioksidantet dhe radikalet e lire dhe se cilat ushqime ndihmojne kunder stresit oksidativ mund te lexosh ne kete artikull - kliko ketu!.


Simptomet tipike te stresit

Nga problemet e listuara me larte qe shkakton stresi kronik behet e qarte se të ndryshme mund te jane pasojat e stresit kronik dhe se ne fakt nuk ka semundje qe nuk perkeqesohet nga stresi. Gjithsesi ka disa simptome tipike te stresit kronik, te cilat shpesh paraqitet pas vetem disa jeveve stres te vazhdueshem dhe te cilat sinjalizojne qarte se është koha e duhur për një ritëm me të ngadaltë jetesor.


Keto simptome jane:

  • dhimbjet kronike te kokes

  • dhimbejt kronike te qafes dhe shpines

  • tinitusi

  • marramendja

  • kërcëllitur dhëmbësh gjate nates

  • dridhje (me duat, buze,...)

  • rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve - sistem i ulet imunitar (ftohje te shpeshta, Herpes, etj)

  • rrahje te shpejta te zemres

  • probleme me sistemin e tretjes: dhimbje lukthi, mungese oreksi apo e kunderta, dhimbje barku, fryrje barku, diarre (shkumje barku), etj

  • vështirësi në frymëmarrje

  • sulmet e panikut

  • impotencë / ulje e libidos

  • luhatje e humorit

  • depresion

  • pagjumesia dhe enderrat e keqija

  • probleme me koncentracionin dhe harresa

  • ndjeshmëria ndaj aksidenteve

  • abuzimi me substanca te ndryshme (pirja e sasis se madhe te alkoholit, cigareve, kafese)

Sindroma Burnout (Sindroma e djegies)

Kur shkaktaret e stresit ngarkojne njeriun pergjate shume javeve apo muajve apo kur pervec problemeve ekzistuese vijne edhe probleme tjera dhe situacionet e stresit nuk kane te ndalur, kur nuk eshte e mundshme qe koha pas kohe te behen pauza, atehere stresi kronik mund te qoj tek e ashtuquajtura sindroma Burnout apo ndryshe sindroma e djegjes.


“Burnout” nenkupton te jesh i djegur. Njerezit me sindromen Burnout thone shpesh: “nuk po mundem me”. Ata jane te lodhur kronik, nuk mund ta perballojne me perditshmerin dhe terhiqen nga jeta shoqerore.


Shembull i sindromes Burnout: Lena eshte nje nene qe punon, e ndare nga burri e cila rrit vetem dy femije. Njeri nga femijet ka diagnozen ADHS dhe tjetri ka probleme te medha me lekuren (Neurodermitis) dhe qane gjate gjithe nates pershkak te krumjes. Nena e Lenes deri me tash ishte ndihma e vetme e saj, e cila kujdesej per shtepine dhe femijet, kur Lena punonte. Mirpo ajo tani eshte semure nga kanceri dhe eshte e shtrire ne spital. Lena e viziton ate aq shpesh sa mundet. Lena poashtu kujdeset edhe per babane e saj (per shkak te semundjes pensioner i parakohshëm). Lena poashtu ka borxhe nga koha e saj me ish burrin e saj. Dhe nese tek Lena do te zhvillohej sindroma Burnout atehere nuk do te çuditej askush.


Mirpo ne koherat e sotme ankohen shume njerez per simptomet tipike te sindromes Burnout, edhe pse nuk duket qe ata kane ndonje ngarkese mbimesatare. Ata vuajne nga pagjumesia, lodhja permanente, jane te ndjeshem ndaj infekcioneve dhe lodhjeve te cilat nuk largohen edhe pas pushimeve. Duket qe rezistenca e njerezve ndaj stresit po zvogelohet gjithmone e me shume. Mirpo pse është kjo keshtu - ku qendron problemi? Dhe ku qendron problemi, qe edhe pas nje perkujdesi psikollogjik dhe perdorimit te disa metodave rrellaksuese, shpesh nuk arrihet rezulatati i deshiruar?


Ulja e rezistences ndaj stresit

Simptomet e stresit, Burnout dhe mungesa e energjise nuk jane vetem pasoja te mbingarkeses emocionale. Ato jane vetem atehere ruzulate, kur stresoret takojn trupin i cili eshte i dobesuar.


Por çfarë ka dobësuar trupat e njerëzve në atë mënyrë që ata të bëhen gjithnjë e më pak rezistent ndaj stresit?


Keta jane shkaktaret qe dobesojne trupin e njeriut dhe ulin sistemin imunitar:

  • shendeti i keq i zorreve

  • mbiacidimi kronik i trupit

  • stresi oksidues dhe mungesa e antioksidanteve ne trup

  • proceset kronike inflamatore

  • mungesa e vitaminave, mineraleve dhe substancave sekundare bimore

  • raporti i pafavorshëm i acidideve yndyrore ne trup (Omega 3 / Omega 6)

  • ngarkesa me metaleve të rënda për shkak të materialeve të diskutueshme për mbushjen e dhëmbëve (mbushjet me amalgam)

  • mungesa e drites diellore

  • mungesa e gjumit

  • frymëmarrja e gabuar

  • mungesa e levizjeve trupore

  • mungesa e momenteve relaksuese dhe pakënaqësia kronike

  • mungesa e ujit

  • ngrakesa me Elektrosmog (Wireless, telefoni mobil etj)

Menaxhimi i stresit

Menaxhimi korrekt i stresit si rrjedhim konsiston në të kundërten e të gjitha këtyre aspekteve qe shkaktojn stresin dhe semurin njeriun:

Shume publikime te mija rreth shendetit kane te bejne pikerisht me temat per menaxhimin e stresit - pra me temat qe sherojne njeriun ne menyra natyrale.


Prandaj me ndiq ne rrjetet sociale (Facebook) per te mos humbur artikujt rreth temave te tilla.

 
Ti dëshiron të bësh vetë diçka për shëndetin tënd duke ndryshuar ushqimin dhe mënyrën tënde të jetesës? Duke klikuar në linkun më poshtë, ti je i mirëpritur të më shkruash një mesazh dhe unë do të kontaktoj ty për të caktuar një takim online për një konsultë fillestare falas.
 

Këto informacione janë të shkruara në bazë të njohurive dhe ndërgjegjes sonë me të mirë. Ato ekskluzivisht kanë për qëllim ata që janë të interesuar për trajnime të mëtejshme dhe nuk duhen të kuptohen në asnjë mënyrë si udhëzime diagnostikuese ose terapeutike. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për dëmtimin e çfarëdo lloji që lind drejtpërdrejt ose indirekt nga përdorimi i informacionit. Nëse dyshoni për sëmundje, ju lutemi këshillohuni me mjekun ose mjekun alternativ.

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.


44 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Tërshëra - Një nga drithërat më të shëndetshëm

Nga të gjitha llojet e zakonshme të grurit, tërshëra është ndoshta më e mira dhe e shëndetshme deri tani. Tërshëra dhe, natyrisht, thekon tërshëre janë të ulëta në gluten dhe në të njëjtën kohë dukshë

bottom of page