top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

Bukuria e harmonia në shumëllojshmëri

Artikull nga libri "Bisedat e Parisit" nga 'Abdu'l-Bahá


Krijuesi i gjithçkaje është një


Pikërisht nga ky Krijues ka ardhur në ekzistencë gjithë krijimi dhe Ai është i vetmi synim drejt të cilit priret me dëshirën më të madhe çdo gjë në natyrë. Njeriu është shuma e Krijimit dhe Njeriu i Përsosur është shprehja e mendimit tërësor të Krijuesit.


Vështroni një kopsht të bukur plot lule, kaçube e pemë. Çdo lule ka një hijeshi të ndryshme, një bukuri të veçantë, aromën e vet të këndshme dhe ngjyrën e mrekullueshme. Pemët gjithashtu, sa të larmishme janë për nga madhësia, zhvillimi, gjethet-dhe sa të ndryshme janë frutat që ato bartin! E megjithatë këto lule, kaçube e pemë dalin nga një tokë e vetme, i njëjti diell ndriçon mbi to dhe të njëjtat re u japin atyre shi.


Kështu është edhe me njerëzimin. Ai është i përbërë nga shumë raca dhe popujt e tij kanë ngjyrë të ndryshme, të bardhë, të zezë, të verdhë, zeshkane e të kuqe-por të gjitha ato e kanë prejardhjen nga i njëjti krijues dhe të gjithë janë shërbëtorë të Tij. Kjo shumëllojshmëri midis bijve të njerëzve fatkeqësisht nuk ka të njëjtin efekt siç ka midis krijimit bimor, ku fryma që duket është më e harmonishme. Midis njerëzve ekziston shumëllojshmëria e armiqësisë dhe pikërisht kjo shkakton luftë e urrejtje midis kombeve të ndryshme të botës.


Edhe dallime që janë vetëm të gjakut gjithashtu bëjnë që ata të zhdukin e të vrasin njëri-tjetrin. Mjerisht, kjo është ende kështu. Le të shohim ne më mirë bukurinë në shumëllojshmëri, bukurinë e harmonisë dhe të mësojmë nga krijimi bimor. Në qoftë se do të shihnit një kopsht në të cilin të gjitha bimët të jenë të njëjta për nga forma, ngjyra e aroma, ai nuk do t'ju dukej juve aspak i bukur, përkundrazi monoton e i Mirzatshëm. Kopshti që kënaq syrin dhe që gëzon zemrën është ai kopësht në të cilin rriten përkrah njëra-tjetrës lule të ngjyrave, formave e aromave të ndryshme, dhe është pikërisht kontrasti i gëzueshëm i ngjyrave që u jep atyre hijeshi e bukuri. Po kështu është edhe me pemët. Një pemtore plot pemë frutore është një kënaqësi; kështu është edhe një plantacion i mbjellur me shumë lloje kaçubash. Është pikërisht shumëllojshmëria e larmia që përbën hijeshinë e tij; çdo lule, çdo pemë, çdo frutë, përveç që është e bukur në vetvete, nxjerr në pah me anë të kontrastit cilësitë e të tjerave dhe shfaq në një dritë të mirë hijeshinë e secilës e të të gjithave.


Kështu duhet të jetë edhe midis bijve të njerëzve! Shumëllojshmëria në familjen njerëzore duhet të sjellë dashuri e harmoni, siç ndodh në muzikë, ku shumë nota të ndryshme ndërthuren së bashku duke bërë një akord të përsosur. Në qoftë se takoni njerëz të një race e ngjyre të ndryshme nga ju vetë, mos shprehni mosbesim ndaj tyre dhe mos u mbyllni në guackën tuaj të konvencionit, përkundrazi gëzohuni dhe tregoni mirësjellje ndaj tyre. Mendojini ata si trëndafila të ngjyrave të ndryshme që rriten në lulishten e bukur të njerëzimit dhe gëzohuni që ndodheni midis tyre.


Po kështu, kur takoni njerëz që kanë mendime të ndryshme nga tuajat, mos ktheni kokën mënjanë prej tyre. Të gjithë kërkojnë të vërtetën dhe ka shumë rrugë që të çojnë tek ajo. E vërteta ka shumë aspekte, por ajo mbetet kurdoherë e përgjithmonë një.


Mos lejoni që dallimet në pikëpamjet ose shumëllojshmëria e mendimit t'ju ndajnë nga njerëzit e tjerë ose të bëhen shkak grindjeje, urrejtjeje e konflikti në zemrat tuaja.


Përkundrazi, kërkoni me zell të vërtetën dhe i bëni të gjithë njerëzit miq tuaj.


Çdo godinë përbëhet prej shumë gurësh të ndryshëm, por secili varet nga tjetri deri në atë shkallë që po të çvendoset një prej tyre do të dëmtohej e gjithë godina; në qoftë se një është me cen, tërë struktura është e papërsosur.


Ne te gjithë duhet të përpiqemi me mish e me shpirt derisa të kemi realitetin e unitetit midis nesh, dhe ashtu si punojmë, po ashtu do të na jepet neve forcë. Lini mënjanë çdo mendim për vetveten dhe përpiquni vetëm të jeni të bindur e të nënshtruar ndaj vullnetit të krijuesit. Vetëm kështu ne do të bëhemi qytetarë të Mbretërisë së krijuesit dhe të arrijmë jetën e pasosur.

 

A jeni të interesuar për veten ose fëmijët tuaj në ngjarje dhe aktivitete të tilla si klasat e fëmijëve, grupet më të rinjë dhe grupet studimore për të rritur që kanë për qëllim të ndihmojnë në ndërtimin e një botë më paqësore dhe shpirtërore?

Jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë. Klikoni këtu tani për të mësuar më shumë!

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.



28 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Sa tokë i duhet njeriut?

Tregim nga Leo Tolstoi Motra e madhe nga qyteti vizitoi motrën e saj më të vogël në fshat. E moshuara ishte martuar me një tregtar në qytet dhe e vogla me një fermer në fshat. Motrat pinë çaj dhe bise

Idetë e mira duhen vënë në veprim

Artikull nga libri "Bisedat e Parisit" nga 'Abdu'l-Bahá Në gjithë botën njeriu dëgjon të lavdërohen thëniet e bukura dhe të admirohen idetë fisnike. Të gjithë njerëzit thonë se u pëlqen e mira dhe s

bottom of page