top of page
Suche
  • AutorenbildFisnik Komoni

A jam unë një investitor i mirë i jetës?

Cili është ndryshimi, pse disa njerëz arrijnë më shpejt dhe të tjerët vetëm pak dhe shumë ngadalë ose aspak?


Në të vërtetë është aq e lehtë sa është e lehtë ta injorosh.

Disa investojnë atë që kanë (koha, paraja, kontaktet, njohuritë, etj.) thjesht më mirë se të tjerët. Ata janë thjesht investitorë më të mirë.


A do të thotë kjo që njeriu lind një investitor i mirë? Se ju ose keni talent për të ose jo?

Jo, në të vërtetë ka të bëjë vetëm dy gjëra:

  1. Të dish saktësisht se çfarë është një investim dhe çfarë është humbje / shpenzim

  2. Të mësoheni në mënyrën e të menduarit për të parë gjithçka në jetë nga ky këndvështrim (pra të dish saktësisht se çfarë është një investim dhe çfarë është humbje / shpenzim)

Çfarë është një investim, çfarë është një shpenzim? Jo vetëm për para, por edhe për kohën, kontaktet, njohuritë!


Investimi: X -> X + Y

Një investim është thjeshtë nëse investoni ndonjë gjë (kohën tuaj, para, kontakte, vëmendje, etj.) dhe më pas merrni të njëjtën plus më shumë. Kur ne investojme nje shume te caktuar X dhe si shperblim marrim nje vlere me te madhe se X dmth X+Y atehere ky eshte nje investim. Investimi eshte aq me i mire sa me i madh te jete Y dmth fitimi.


Shpenzimi: X -> X - Y

Një shpenzim është kur investoni diçka dhe më pas merrni më pak sesa keni investuar fillimisht, ose në rastin më të keq asgjë. Cka do te thote kjo: Shume e thjeshte! Nese ne e investojme nje shume te caktuar X dhe si shperblim marrim nje vlere me te vogel se X dmth X-Y atehere ky eshte shpenzim. Shpenzimi eshte aq me i madh sa me i madh te jete Y.


Eshte interesant fakti qe ky definicion vlene jo vetem per financat dhe parate por

sidomos edhe per:

  • KOHEN

  • NJEREZIT

  • AKTIVITETET

  • PUNEN

  • DIJEN


Qe te kauptojme me mire le ti marrim disa shembuj.


KOHA: Ne mund ta shpenzojme kohen me gjera te kota qe na nevrikosin edhe me shume ose ne mund ta investojme kohen ashtu qe te kemi edhe me shume kohe ne disposicion. Si? Le ta marrim shembull nje shef qe gjate gjithe dites pengohet nga punetore te ndryshem me pytje qe vazdimisht jane pothuajse te njejta. Nese shefi eshte i mencur ateher ai e zgjithe kete problem keshtu: Ai shkruan nje dukument me pergjigjet e ketyre pyetje qe vazdimisht vijne nga ana e punetoreve dhe sahere qe punetoret pyesin atehere ai i lut ata qe ata vete ta lexojne dokumentin dhe aty do ta gjene pergjigjen. Mencur apo jo? Ky pra eshte nje investim i duhur nga ana e shefit.

Dmth shefi investoj kohe ne fillim por me kete investim ai ka fituar edhe me shume kohe pasi nuk ka me nevoje te humbe kohe me pyetjet e vazhdueshme te punetoreve, por kohen e fituar mund ta shfrytezoje per investime edhe me te mira.


NJEREZIT: Ka njerez qe kur ne investojme kohe ne ta atehere ne marrim si shperblim shume nga ata. Atehere ky eshte investim. Por ka edhe njerez te tille te ashtuquajtur vampira te energjise, te cilet na vjedhin energjine tone kur ne jemi ne shoqeri me ta.

Dmth nuk na bene kenaqesi te jemi ne shoqeri te tyre pasi ne ndjehemi edhe me te lodhur pas shoqrimit me ta. Atehere kjo eshte definiteve qe eshte shpenzim.


AKTIVITETET: Nese ne merremi me sport dhe pas sportit ndjehemi edhe me me shume energji atehre ky eshe investim. Por nese ne te njejten kohe e shfrytezojme thjeshte duke qendruar para kompjuerit duke u marre me gjera te kota atehere normale eshte qe ky eshte shpenzim. Ose le ta marrim shembull Facebook-un: Nese ne thjeshte e perdorim ate per gjera te kota si p.sh. cka po bon Filoni ose Fystuku dhe ti shikojme fotot e tyre se ku jane ata atehere normale qe ky eshe shpenzim. Por ne mund ta perdorim Facebook-un p.sh. per te shkruar ose lexuar nje postim te mire nga ana e e dikujt tjeter, atehre ky eshte Investim sepse ne lexojme dicka te mire qe na ben te ndjehemi me mire.


PUNA: Shumica e nenpunesve apo punetoreve e shpenzojne tere kohen e tyre per punen dhe nuk iu shkon ndermend te investojne kohe dhe te mendojne me shume se si ata privatisht mund te krijojne dhe me shume. Te mos keqkuptohemi, natyrisht qe punetoret duhen te permbushin obligimet e tyre ndaj punedhensit te tyre, por eshte mire qe keta punetore te mendojne me shume se si ata mund te bejne me shume nga ana e tyre ne menyre qe edhe ata nje dite te jene vete shefa dhe te punesojne puntore te tjere (ideale do te ishte qe keta pastaj vete ti perkrahin keta punetore qe edhe ata vete nje dite te behen te pavarur).


DIJA: Ne mund te shpenzojme kohen tone thjeshtu duke qendruar para televiziorit dhe duke ndegjuar lajme te keqija qe na bejne te ndihemi keq. Ky eshte shpenzim.

Por do te ishte me mire qe kete kohe ta shfrytezojme duke kerkuar per me shume DIJE duke lexuar dhe pastaj kete dije ta perdorim per te fituar me shume kohe dhe per te njoftuar njerez me te mire etj. etj...


Kur bëhet fjalë për para, duhet të jetë e qartë. Një investim duhet të sjellë më shumë para sesa u investua fillimisht. Por kjo nuk është qështja. Ju duhet të bëni një listë të aktiviteteve dhe t'i vlerësoni ato duke përdorur këtë formulë. Aktivitetet që janë investime marrin një plus, aktivitetet që janë një shpenzim marrin një minus.


Pas bërjes së listës, ju mund të shihni se çfarë do të thotë: ka edhe njerëz dhe aktivitete që ju bëjnë të ndiheni më mirë se më parë. Pra, ato janë investime. Por ka edhe shumë aktivitete të tjera dhe njerë, të cilët ju vjedhin juve energjin ose ju bëjnë të ndjeheni të dobët.


Për shembull, nëse shikoni video trajnime në YouTube, është një investim. Nëse investoni kohë dhe nëse videoja ishte e mirë, atëherë keni më shumë njohuri, gjë që nga ana tjetër ju kursen kohë. Sidoqoftë, nëse shikoni TV për dy orë, koha thjesht po humbet dhe në të vërtetë më pas ndjeheni më joaktivë se më parë.


Prandaj, shtroni vetes pyetjet e mëposhtme:

  • Cilat aktivitete janë investime, cilat janë shpenzime?

  • Cilat kontakte personale janë investime, cilat janë shpenzime?

  • Cilat kontakte afariste janë investime, cilat janë shpenzime?

  • Cila nga të afërmit e mi tërheqin vetëm energji (shpenzime) nga unë dhe tek të cilët prej tyre ndjehem më mirë pas kontaktit me ta?


Disa këshilla për këtë


Është e rëndësishme që ju ta keni parasysh këtë këndvështrim investimi / shpenzimi në çdo kohë dhe në mënyrë që të mbani gjithmonë vëmendje aktivitetet, biznesin dhe gjithashtu kohën tuaj të lirë.

Për shembull, nëse investoni kohë në sport, ndjeheni energji më pas dhe mund të bëni gjëra të tjera shumë më shpejt. Pra, është padyshim një investim.


Testi me vetveten

Testi eshte i thjeshte:

  1. Beni nje liste me te gjitha aktivitet tuaja, shoket dhe te afermit tuaj apo shkruani thjeshte per nje jave rresht se ku shkon koha e juaj. Ne anen e majte vleresoni me “-“ (MINUS) ​shpenzimet​ dhe ne anen e djathte me “+” (PLUS) investimet​. (Besoj qe tani pasi keni lexuar textin me siper e keni te qarte se cka jane shpenzimet e cka jane investimet).

  2. Tani mos u merrni me aspak me shpenzimet por konectrohuni vetem te investime. Me besoni jeta e juaj do te behet shume me e lumtur, shume me e sukseshme dhe shume me e bukur.

Disa Hetime qe jane bere kane treguar qe njerezit e sukseshem e kane kete marrdhenie:

  • 80% investime (si per Financat, kohen, njerezit, aktivitetet, dijen)

  • 20% shpenzime

Por tek njerezit normal ky raport eshte i kundert:

  • 20% investime (si per Financat, kohen, njerezit, aktivitetet, dijen)

  • 80% shpenzime

Këshillim

Investoni sa me shume ne vetvete. Cka do te thote kjo? Nese nje person i sukseshem investon ne ju atehere ai kujdeset qe nga ky investim ta marre sa me shume fitim dmth me shume se sa qe ka investuar. Nese ju jeni te sukseshem atehere ai do te investoj edhe me shume ne ju, pasi e ka kuptuar qe investimi i tij ne ju eshte i duhur, sepse nga ky investim ai perfiton edhe me shume. Paramendoni tani se cfare do te ndodhte me ne nese shume njerez te tille te sukseshem do te investonin tek ne dhe se cfare perfitime do te kishim!

Nese ne lexojme vetem 5 faqe ne dite i bie 150 faqe ne muaj (5 faqe x 30 dite =150 faqe). Mesatarisht librat kan nga 150 faqe. Nese kjo eshte keshtu atehere me vetem 5 faqe lexim ne dite ne lexojme per nje vite 12 libra dhe rrisim vleren vetevetes!

Ky pra eshte TRIKU i njerezve te sukseshem: Ata kujdesen qe te investojne ne njerez te tjere te sukseshem, pasi ata dijne qe ky investim eshte i duhur per ta.

 

Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.



62 Ansichten

Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Sa tokë i duhet njeriut?

Tregim nga Leo Tolstoi Motra e madhe nga qyteti vizitoi motrën e saj më të vogël në fshat. E moshuara ishte martuar me një tregtar në qytet dhe e vogla me një fermer në fshat. Motrat pinë çaj dhe bise

Pse edukimi financiar është i rëndësishëm

Përveç arsimit mendor dhe shëndetësor, unë gjithashtu e shoh shumë të rëndësishme edukimin financiar! Në shkollën tradicionale, për fat të keq, njeriu edukohet vetëm mentalisht. Asnjëherë nuk flitet p

Ndërto tuba uji dhe mos baj kova uji

Na ishte njehere nje fshat i bukur. Aty mund te jetohej shume mire - mirpo kishte vetem nje problem: Nuk kishte uje ne kete fshat - përveç atëherë kur binte shi. Per ta zgjidhur kete problem njehere e

bottom of page